Rritet numri i aksidenteve me fatalitet
Prishtinë, 1 gusht - Major Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, bëri me dije se nga muaji qershor e këndej ka rritje të numrit të aksidenteve me fatalitet.
“71 persona kanë vdekur në komunikacion nga janari i këtij viti”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij Policia e Kosovës, po punon që të parandalojë këtë dukuri. Rexhepi tha se edhe gjatë kësaj periudhe të verës ka rritje të madhe të numrit të veturave. “Gjatë sezonës së verës, ka edhe organizime të ahengjeve, familjare e të tjera”, tha ai.
Po ashtu edhe infrastruktura në disa vende nuk është e mirë. “Ka edhe rrezikim të një kategori siç janë këmbësorët e biçiklistët”, tha ai.
Policia e Kosovës, po punon të zvogëlojë numrin e aksidenteve. “Shakatar për numrin e aksidenteve me fataliet janë mos respektimi i rregullave në komunikacion”, tha Rexhepi.