17 Janar 2025

Rritet në miliona euro asete të sekuestruara dhe konfiskuara

Prishtinë, 23 shkurt – Agjencia për Administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara e cila funksionon nё kuadёr tё Ministrisё sё Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Agjencionit për Adminsitrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara” organizuan takimin e tetë të përbashkët për të prezantuar arritjet finale të projektit të realizuara së bashku me AAPSK-në.

Fillimisht, Udhëheqësi i Seksionit për bashkëpunim nga zyra e BE-së, z. Christof Stock, theksoi arritjet e Projektit duke numëruar faktin që nga viti 2013 ka pasur arritje tё matshme në Agjensionin për administrim të aseteve të konfiskuara: “p.sh në vitin 2013 nga një konfiskim pothuajse minimal, kemi shënuar rritje deri në miliona euro asete të sekuestruara dhe konfiskuara”- theksoi Stock.

Në anën tjetër, udhëheqësi i projektit Z. Cederic Woodhall ka prezantuar arritjet e projektit “Mbështetje Agjencionit për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar”. Ai ka theksuar se Projekti ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të efikasitetit të Agjencionit, në rritjen e funksionalitetit institucional të Agjencionit dhe rritjes dhe vetëdijesimin rreth Agjencionit.

Kryeshefi Rama, falënderoj përfaqësuesit e BE-së për bashkëpunim dhe financim të projektit dhe shtoi se koordinimi institucional është vetëm një ndër të arriturat në kuadër të projektit në bashkëpunim me Agjencionin dhe institucionet tjera të drejtësisë, përfshirë plotësim ndryshimin e ligjit, ngritjen e kapaciteteve, krijimi i data bazës e shumë zhvillime të tjera, duke vlerësuar kështu punën edhe të institucioneve të drejtësisë ku tanimë ka një rritje të vlerës së aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.

“Të dhënat e paraqitura nga ekipi i projektit lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, e që është një ndër pikat kyçe, kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Nga raportimet e vitit 2013 ku nuk ka pasur asnjë rast të raportuar, në vitin 2015 të dhënat rreth konfiskimit dhe sekuestrimit kanë arritur shifra milionëshe” shtoi Kryeshefi Rama.

Përmes ndihmës së ofruar nga ky projekt janë arritur të krijohen të gjitha parakushtet e mundshme për një luftë të suksesshme kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe krimeve të kësaj natyre. “Përmes këtij angazhimi kemi arritur të organizojmë një numër të trajnimeve, janë hartuar ligje, janë organizuar edhe trajnime të prokurorëve në proceset e Sekuestrimit dhe Konfiskimit dhe është arritur po ashtu progres në rritjen e rikthimit të përfitimeve të krimit nga kriminelët”, shtoi Rama gjatë fjalës së tij. Kryeshefi Rama në fund të fjalës së tij kërkoi vazhdim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me gjykatat dhe institucionet relevante, në veçanti me zyrën e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, në mënyrë që të denoncohen të gjitha krimet ekonomike dhe llojet e tjera të krimit që gjenerojnë pasurim të kundërligjshëm.

Takimi u pasua nga nje diskutim i frytshëm nga pjesëmarrësit, në të cilin u shtruan shumë cështje që do t’i ndihmojnë të gjitha institucionet në rritjen e efikasitetit sa më të madh në çështjen e sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të pa ligjshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)