Rritet bashkëpunimi mes MPB, PK dhe SHKK-së
Prishtinë, 9 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa ka vizatuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku është pritur nga u.d i drejtorit, z. Sokol Zogaj.
Në këtë takim është diskuar për shtimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Policisë së Kosovës me Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Të dy palët vlerësuan se gjithnjë është i rëndësishëm fuqizimi i institucione për zbatimin e ligjit, të cilat janë në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për koordinimin e mekanizmave institucional në përmbushjen e aktiviteteve të parapara nga Strategjia Kombëtare Kundër Narkotikeve.