RrGGK publikon raportin "Ngacmimi seksual në Kosovë"
Prishtinë, 22 shkurt - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) sot bën publikimin e raportit më të ri, "Ngacmimi Seksual në Kosovë".
Ky raport, për herë të parë, analizon kornizën ligjore që ndërlidhet me ngacmimin seksual në Kosovë; përceptimet dhe qëndrimet drejt ngacmimit seksual; shtrirjen e tij; dhe përgjigjen institucionale.
Hulumtimi ka përfshirë rishikimin e kornizës ligjore, anketimin e 1,315 qytetarëve të Kosovës dhe më shumë se 200 intervista me përfaqësues të institucioneve publike, të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë kyç.
Raporti përmbyllet me rekomandime për amandamentimin e kornizës ligjore dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale për ngacmimin seksual.
Ky hulumtim është financuar nga Austrian Development Agency dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit, dhe Grupin tonë Këshillues.