RrGGK përkrahë Thirrjet e Nënave dhe i bashkëngjitet protestës
Prishtinë, 22 janar - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përkrahë shoqatën Thirrjet e Nënave dhe i bashkangjitet protestës mbarëpopullore që do të mbahet sot para Bibliotekës Kombëtare nga ora 14:00.
Për 16 vite, shoqata Thirrjet e Nënave, vazhdon të kërkoj zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Gjuha e urrejtjes e përdorur nga Aleksander Jabllanoviq dhe mosnjohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, ka shqetësuar jashtë mase RrGGK-në dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Andaj, RrGGK do ti bashkangjitet kësaj proteste me kërkesën që Jabllanoviq të shkarkohet nga detyra.