RrGGK përkrahë protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiçit
Prishtinë, 25 gusht - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përkrahë protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, e cila do të mbahet më 3 shtator në Prishtinë tek sheshi Zahir Pajaziti, në ora 12:00.
Poashtu, RrGGK mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiçit.