17 Janar 2025

RrGGK organizon marshin 'Nuk ka arsyetim'

​Prishtinë, 25 nëntor - Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë marshin me moton “Nuk ka arsyetim!”. 

Në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në famlije, ndërsa 68% kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre.

Tutje, 64,1 % e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin “Nuk Ka Arsyetim!”.

Gjatë marshit, pjesëmarrësve do të ju shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë.

Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)