RrGGK kёrkon drejtёsi pёr krimin nё Therandё
Prishtinë, 25 tetor - Rrjeti i Grupeve tё Grave tё Kosovёs (RrGGK) shpreh shqetёsimin e thellё me rastin e vrasjes sё raportuar tё 39 vjecares nga bashkёshorti me 23 tetor ne Therandё. Gjithashtu ky i njёjti i shkaktoi plagё tё rёnda edhe vajzёs sё tyre. RrGGK shpreh ngushёllime familjes sё gruas sё vrarё nga bashkёshorti dhe kёrkon nga institucionet qё sa mё shpejtё tё sigurojё drejtёsinё.
RrGGK poashtu kёrkon nga Policia e Kosovёs qё tё hetojё rastin sa mё shpejtё dhe poashtu kёrkon nga prokuroria dhe gjykata qё procedura juridike tё pёrprshpejtohet dhe tё dёnohet rёndё ky krim.
Institucionet e Kosovёs duhet tё dёrgojnё mesazh tё fortё qё dhuna ёshtё e ndaluar edhe nё hapёsirat private dhe tё kёrkojnё dёnimin qё meriton me ligj pёr vrasёsin.
Policia ka theksuar qё i dyshuari nuk ёshtё marrё nё pyetje sepse sipas tyre i dyshuari ka qenё nёn ndikim tё alkoholit. RrGGK thekson qё alkoholi nuk ёshtё arsye me kry njё krim brenda familjes. Sipas Kodit Kriminal, nёn asnjё rrethanё nuk janё tё pranueshme veprat kriminale pra as nё rastin e dhunёs nё familje.
RrGGK shpreh shqetёsimin dhe dёnon mosreagimin e policisё atёhere kur e ndjera ka kёrkuar disa herё ndihmёn e tyre, para se tё vritej. Policia e Kosovёs duhet tё shqyrtojё rastet e dhunёs nё familje seriozisht dhe tё veprojё menjёherё sepse nё tё kundёrtёn, dhuna nё familje mund tё pёrfundojё nё vrasje sikurse ndodhi nё Therandё dhe sikurse ndodhi edhe me rastin e Diana Kastratit.