16 Janar 2025

RrGGK dhe LBGj dënojnë kidnapimin e vajzës së deputetes Emilija Redžepi

Prishtinë, 10 nëntor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (LBGj) dënojnë rëndë rastin e kidnapimit të vajzës së deputetes Emilija Redžepi, me qëllim kanosjeje të vet deputetes Redžepi.

Bazuar në shkrimet e gazetës Koha Ditore, Kryetarja e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilija Redžepi, njëherit edhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka shprehur dyshimin se konflikti me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren për një projekt komunal, është bërë shkas që persona të panjohur ta rrëmbejnë vajzën e saj për disa minuta.

Sipas zn. Redžepi, rrëmbyesit nëpërmjet këtij akti kanë synuar ta porosisin vetë deputeten që të ketë kujdes në veprimet e mëtutjeshme, duke bërë që ajo ta konsiderojë këtë sulm akt të aspektit politik.

RrGGK dhe LBGj kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura në zbardhjen e këtij rasti, si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen. Këto kërcënime janë të papranueshme jo vetëm për zn. Emilija Redžepi, por për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)