RrGGK dënon kërcënimin e bërë ndaj Valdete Dakës
Veç je femër se kurrë nuk kishe guxu kështu me mu drejtu.... Kjo të jep privilegje se ndryshe ish kanë, janë fjalët më të cilat Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes i është drejtuar kryetares së KQZ-së,Valdete Daka.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon ashpër këtë kërcenim të bërë ndaj një personi publik në vend të punës. Ky kërcënim poashtu vë theksin në faktin që personi i kërcënuar është grua.
RrGGK kërkon nga Adnan Rrustemi që të kërkoi falje publike lidhur me rastin.