RrGGK dënon dhunën ndaj Xhylë Dërgutit nga Fadil Nura
Prishtinë, 24 mars - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) përmes mediave online dhe të shkruara u informua se ndaj të moshuarës Xhylë Dërguti, një nënë 75 vjeçare, është ushtruar dhunë fizike kur ajo po nxirrej jashtë objektit të Komunës së Skënderajt nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, të mërkurën e javës që shkoi.
RrGGK dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës Xhylë Dërguti dhe kërkon që nënkryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura të kërkojë falje publike.
Atij duhet ti vijë turp për aktin e kryer dhe nëse ai nuk mundet tiu vijë në ndihmë qytetarëve, të paktën të sillet mirë në postin e tij publik që e ka fituar falë votës së qytetarëve.