RrGG: Të bëhen publik emrat e personave që shkaktuan dhunë
Prishtinë, 26 janar - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon dhunën që ndodhi pas përfundimit të protestës mbarë popullore të organizuar nga shoqata Thirrjet e Nënave, me 24 janar.
RrGGK poashtu kërkon nga institucionet kompetente që të bëhen publik emrat e personave që shkaktuan këto akte dhune.
RrGGK po ashtu kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për aktin e kryer si dhe të njëjtit persona të obligohen me ligj që të paguajnë dëmet e shkaktuara materiale, në mënyrë që me këto shpenzime të mos ngarkohen taksapaguesit e Kosovës.
Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara.
RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve.
Si Rrjet i 88 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.