23 Dhjetor 2024

Rrezatimit në Japoni shkaktojnë shqetësime në vende tjera

Pekin, 20 mars - Ndërkohë që vazhdon kriza bërthamore në pjesën verilindore të Japonisë, qeveria po u kërkon banorëve në afërsi të reaktorëve të dëmtuar në centralin Daiichi të Fukushimës që të rrinë brenda shtëpive të tyre.

Qeveria amerikane po i paralajmëron amerikanët që ndodhen  në Japoni që të qendrojnë të paktën 80 kilometra larg nga zona e reaktorit.

Ka njoftime se shumë njerez në Amerikë, Kinë dhe Rusi po blejnë tableta me jodio potasiumi që të vetëmbrohen nga çdo lloj rrezatimi radioaktiv i përcjellë përmes erës.

Ndërkohë që ka shumë pasiguri rreth situatës së shëndetit publik në Japoni, materiali në vazhdim na njeh efektet e radioaktivitetit.

Dhjetëra mijëra njerëz në Japoni janë skanuar për ekspozim ndaj radioaktivitetit nga grupet mjekësore me kostume të bardha dhe aparate skanimi Geiger. Kur jodi radioaktiv futet në trup, ai depozitohet tek tiroidet. Fëmijët janë në veçanti të rrezikuar.

Kur shpërtheu reaktori bërthamor në Çernobil në 1986, banorët pranë zonës u ekspozuan ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit. Ekspertët thonë se më shumë se gjashtë mijë fëmijë u prekën nga kanceri i tiroideve si rezultat i ekspozimit. Mjeku Edwin Lyman është me Shoqatën e Shkencëtarëve të Shqetësuar.

“Radioaktiviteti është i rrezikshëm për fëmijët sepse u dëmton ADN-në dhe ndikon mënyrën se si ndahen qelizat. Fëmijët kanë qeliza që ndahen më shpejt sesa tek të rriturit sepse ata po rriten”.

Ekspertët e shëndetësisë tani e dinë se shumë prej kancereve mund të ishin parandaluar nëse fëmijët të ishin mjekuar me jodio potasiumi para se të ishin ekspozuar ndaj radiacionit. Nëse nuk skanohesh, është e pamundur të dihet masa e rrezatimit që ke marrë.

Po ashtu edhe terminologjia e përdorur mund të jetë konfuzuese. Mjeku John Sue është shef i onkologjisë së rrezatimit në Klinikën e Klivlandit.

“Matja mund të bëhet permes njësisë rem apo sievet. Meqënëse sievet është një njësi matëse e madhe, ne e masim rrezatimin në millisieverts. Sa për krahasim, grafia e gjoksit ka një rrezatim prej rreth 0.2 milliseiverts”.

Mjeku thotë se një njeri i zakonshëm nuk duhet të ekspozohet më shumë se 1 milliseivert në vit. Nëse një person rrezatohet me 17 seiverts apo 1,700 rem, kjo mund të çojë në kancer fatal.

Mëngjesin e së enjtes, një zëdhënës për centralin bërthamor japonez u mundua të qetësojë popullsinë se nivelet e rrezatimit përqark reaktorit të dëmtuar po binin.

“Ndryshimet në nivelin e rrezatimit më 17 mars në orën 9:30 ishin 3,786 microsieverts në orë. Një orë më pas u ul në 3,750”.

Profesori Robert Baker me Universitetin Teknik të Teksasit ka studiuar efektet e rrezatimit përqark Chernobyl-it.

“Sasia e radioaktivitetit që vret njerëzit është një sasi e konsiderueshme. Nëse nuk ekspozohesh ndaj kësaj sasie, atëherë efektet për pjesën tjetër të jetës nuk mund të maten lehtësisht”.

Ajo që ndikon nuk është vetëm sasia e marrë njëherë, ekspozimi i menjëhershëm, por sasia e ekspozimit në orë, apo rregullisht gjatë javëve dhe muajve. Ekspozimi ndaj rrezatimit në masën katër apo pesë seiverts në orë mund të bëjë të domosdoshëm transplantimin e palcës së kockës.

Një shqyrtim nga Insituti Teknologjik i Masaçusets thotë se nivelet më të larta deri tani në centralin e Fukushimës kanë qënë rreth 400 millisiverts, sasi të mjaftueshme për të ndikuar tek shëndeti brenda dy-tre orësh.

Këto nivele ranë me shpejtësi dhe nivelet e tjera kanë qënë shumë më të vogla. Po ashtu nivelet e rrezatimit janë edhe më të vogla sa më shumë që të largohesh nga centrali i dëmtuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)