16 Janar 2025

Rreth 550 pjesëtarë të shërbimit austriak shërbejnë në KFOR

Prishtinë, 29 tetor - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta mirëpriti sot Presidentin e Austrisë, Z Heinz Fischer, në shtabin qendror të NATOs, KFOR, në kampin “Film City”.

Gjenerali Miglietta dhe President Fischer diskutuan mbi zhvillimet e fundit të situatës aktuale të sigurisë dhe politike në Kosovë.  Gjeneral Miglietta theksoi rëndësinë e rolit të KFOR-it për të kontribuar, si reagues i tretë, për të mbështetur Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi për Gjeneralin Miglietta për të theksuar profesionalizmin e lartë të ushtarëve austriakë në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

Aktualisht, rreth 550 pjesëtarë të shërbimit austriak shërbejnë në KFOR. Shumica janë të zbarkuar në Pejë si pjesë e Grupit Luftarak Shumëkombësh Perëndim, ndërsa pjesa e mbetur janë të vendosur në bazat ushtarake të KFOR-it në Prizren dhe në Prishtinë si pjesë e stafit të Shtabit qendror të KFOR-it dhe Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike. Kontingjenti austriak përfaqëson kontribuesin më të madh të një vendi jo anëtar të NATO-s për KFOR-in.

Presidenti Fisher konfirmoi se “Austria është plotësisht e angazhuar për të ruajtur  stabilitetin në Kosovë dhe do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in për një Kosovë demokratike dhe paqësore.”


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)