18 Maj 2024

Rrëshqitjet e dheut, pasojë e lejeve të gabueshme për ndërtim

Prishtinë, 14 maj - Sot, më 14 maj, ka pasur rrëshqitje të dheut në lagjen Arbëria. Kjo si pasojë e mënyrës së si janë dhënë lejet e ndërtimit dhe si janë ndërtuar objektet në atë pjesë të qytetit.

Problemi i madh është që tanimë aty as nuk mund të intervenohet. Ndërtimet që janë në pjesën e sipërme janë ngarkesë në rrafshin rrëshqitës. Edhe me pak të reshura shkaktohet lëvizja e këtij rrafshi rrëshqitës.

Si pasojë, dëmtohet edhe infrastruktura aktuale që është bërë nga qeverisja e kaluar në këtë lagje, pa e pasur fare parasysh mundësinë e rrëshqitjes së dheut.

Tash për tash, nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve, dhe rrjedhimisht nuk mund të bëjmë zgjidhje emergjente.

Zgjidhje të plotë dhe adekuate për këtë problem, në këtë pjesë të qytetit do të mund të kemi pas një studimi të mirëfilltë ku parashikohen masat e ndërhyrjes.

Në këtë drejtim jemi koordinuar për mundësinë e realizimit nga Instituti Gjeologjik i Zagrebit, pasi që zgjidhja tjetër e mundshme, mbushja e atyre hapësirave me ndërtesa tjera, do të ishte shume problematike për urbanizmin, edhe pse e eliminon rrëshqitjen e dheut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)