Rrëmbim i turqve tregon që Kosova nuk ashtë strehim i sigurt për të përndjekurit politik
Prishtinë, 2 prill - Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) përmes një reagimi kanë shprehur indinjatë për dështimin e organeve gjegjëse në Kosovë që të mbrojë grupin e mësimdhënësve nga një kidnapim dhe ekstradim shokues i bërë nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës. Ky akt është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
"Ky rrëmbim tregon që Kosova nuk ia doli të jetë strehim i sigurtë dhe mburojë për individë të përndjekur politikisht."
"Ne, fatkeqësisht mësuam edhe njëherë që zingjiri ekzekutiv është jo funksional dhe i paaftë të parandalojë ndërhyrje klasike në sovranitet", thekosjnë OSHC-të.
Kjo burgosje e mjegulltë sipas tyre na gjen të habitur/a e mbi të gjitha na bën të ndjehemi të pasigurtë/a e të pambrojtur/a.
"Po kështu, jemi jashtëzakonisht të brengosur/a që ky akt ishte traumatik jo vetëm për të arrestuarit, por edhe për familjarët, që padinjitetshëm u trajtuan."
"Si organizata të shoqërisë civile që luftojmë të promovohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut, dënojmë veprimin e institucioneve dhe kërkojmë llogaridhënie dhe përgjegjësi penale ndaj personave të cilët thuhet se anashkaluan zingjirin ekzekutiv sipas deklaratave të udhëheqësisë sonë."
"Më saktë, të publikohen gjithë emrat e personave të përgjegjëshëm dhe të ndërmiren masa në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës duke përfshirë edhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë për shkeljen flagrante të kushtetutës."
"Ne thërrasim për reagim të menjëhershëm e mobilizim, që ngjarje si kjo të mos ndodhin më. Ky "lëshim" i papranueshëm nuk i bën nderë Kosovës në asnjë rrafsh", thuhet në fund të reagimit të tyre.
Përkrahësit e këtij reagimi:
Alter Habitus – Instituti për Studime në Shoqëri dhe Kulturë;
Balkan Policy Research Group;
Community Building Mitrovica (CBM);
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED);
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA);
Partners Kosova;
Qendra për Barazi dhe Liri (CEL);
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK);
Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR);
Hana Marku;
Jeta Berisha;
Rreze Abdullahu; dhe
Sibel Halimi.