Rrëmbehet fëmiu 5-vjeçar i kirurgut Skender Zatriqi
Prishtinë, 3 mars - Mëngjesin e sotëm në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, është rrëmbyer një fëmijë 5-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 7 e 30 të së enjtes në shtëpinë e kirurgut Skender Zatriqi, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndajë gruas së tij dhe pas përleshjes kanë marrë fëmijën 5-vjeçar.
Njësitë speciale të PK-së kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Prishtinës dhe po kontrollojnë çdo automjet.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Sindikata e QKUK-së, dënojnë rastin e sulmit fizik ndaj çiftit bashkëshortorë që punon në QKUK dhe kidnapimin e djalit të tyre.
Dhuna fizike ndaj kujtdo qoftë për QKUK dhe sindikatën e QKUK-së, është e pa pranueshme, aq më tepër, kur ajo ndodhë në shtëpi dhe tek punëtorët shëndetësorë, të cilët tërë jetën kanë punuar dhe mjekuar popullatën, kryesisht në bazë humanitare.
Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të hulumtojnë dhe zbardhin rastin në fjalë kurse kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin meritor.
Mbesim me shpresë së organet e rendit dhe hetuesisë do ta zbardhin rastin dhe fëmija do tu kthehet prindërve të ti