13 Janar 2025

Rrahu një femër, dënohet 1 vit burg

Mitrovicë, 1 dhjetor - Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallë Aktgjykim dënues ndaj A. H- (mashkull) nga Vushtrria, ku i njëjti është gjendur fajtor për “lëndime të lehta trupore” ndaj të dëmtuarës A.T, ku mësohet se në kohen e kryerjes së veprës penale ata po bashkëjetonin.

Me këtë rast, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) vit, duke u bazuar në nenin 153 paragrafi. 1, lidhur me paragrafin. 4, nën-paragrafin. 1, pika 1 të KPK-së.

Në arsyetimin e Aktgjykimit thuhet se me datën 19 tetor 2012 në banesën ku banonin e dëmtuara dhe i dënuari, ky i fundit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore pas një mosmarrëveshjeje ku e dëmtuara i ka kërkuar të akuzuarit t’i blejë disa gjëra ushqimore, ndërsa i akuzuari me ketë rast ka filluar ta godasë atë me shuplakë të dorës në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të cilës i shkakton mavijosje dhe gërvishje në trup.

Po ashtu, Trupi Gjykues ka shqyrtuar edhe disa akuza tjera që rëndonin mbi të akuzuarin nga ana e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i njëjti është Liruar nga Akuza për veprën penale “Trafikim me njerëz” nga neni 171 paragrafi. 1 të KPK-së, blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psiko-tropike nga neni 229 paragrafi. 2 të KPK-s, si dhe për veprën penale “Përdorim i armës” apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së. Po ashtu, Trupi Gjykues ka Refuzuar Akuzën sa i përket edhe veprave tjera penale që e rëndonin të akuzuarin siç janë: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi. 1 të KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)