Rrahje në Klinë, arrestohen dy persona dhe një tjetër në kërkim
Pejë, 15 mars - Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të perfshirë katër persona të dyshaur dhe një person viktimë .
Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë.
Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.
Te dyshuarit e lartcekur janë intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim tenkika e këtij njësiti rajonal.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.
Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.
Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.