01 Janar 2025

Rrahja e të ndaluarve në Stacion Policor shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 2 shkurt - Rrahja e një të riu para dy viteve shkaktoi një valë reagimesh pas së cilave u arrsetua polici që e rrahu të riun në stacionin e policisë sikur që dje, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në një mbledhje urgjente e suspendoi prokurorin e rastit E. R. shkaku se e paska liruar në procedurë të rregulltë policin që e keqtrajoi të riun dhe që atë e xhiroi me celular.

Rasti ishte mjaft i rëndë, aq më parë që i riu është rrahur në stacion të policisë ndonëse nuk ka paraqitur asnjë rrezik për policin në fjalë, policët tjerë apo personelin e administratës.

KMDLNj gjithmonë i ka denoncuar këto raste në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës i cili, pas administrimit të provave ka ndërmarrë dhe propozuar masa ligjore ndaj policëve të papërgjegjshëm, që me sjelljet e tyre e njollosin një punë të mirë dhe të madhe që e bënë pjesa dërrmuese e Policisë së Kosovës e që konsiderohet njëri ndër institucionet më të besueshme dhe më profesionale.

KMDLNj–së thekson se në Prishtinë, qytetari A. B. 18 vjeçar, nga Prishtina i ka dhënë një deklaratë se me datën 25 janar 2021, në Stacionin Qendër i njohur si 92 –shi, pa asnjë arsye është rrahur nga një polic, në prani të 3 policëve tjerë të cilët as që kanë reaguar për shkeljet që i ka bërë kolegu i tyre.

KMDLNj e ka deklaratën e plotë të riut që është rrahur brenda Stacionit të Policisë në Prishtinë si edhe raportin e mjekut dhe dëshmitë për pasojat e dhunës së përdorur.

KMDLNj e ka dërguar rastin në Inspektoriatin Policor të Kosovës duke kërkuar hetime në përputhje me mandatin ligjor që e ka ky institucion.

KMDLNj e ka të njohur emrin e të rrahurit sikur edhe emrin e policit që i dhunoi të drejtat e njeriut në Stacion të Policisë mirëpo, për shkak se kjo mund të ndikojë në hetimet që po i bënë Inspektoriati Policor i Kosovës, këta emra nuk do t’i bëjë publik.

Rrahja e të ndaluarve apo të arrestuarve në Stacion Policor kur nuk ka asnjë rrezik për askend, KMDLNj e konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj kërkon të ndërpritet kjo praktikë e mbrapshtë sikur që kërkon që këta policë të mos falen duke ua shqiptaur ndonjë dënim simbolik.

KMDLNj kërkon të bëhen hetime edhe ndaj policëve që nuk ndërmarrin asgjë për të penguar dhunën ndaj qytetarëve të ndaluar apo që nuk e denoncojnë këtë dhunë.

KMDLNj vlerëson se konfliktet verbale dhe jo vetëm verbale midis qytetarëve dhe Policisë së Kosovës  bëhen kryesisht për dy arsye : gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje në trafik dhe gjatë shqiptimit të gjobave për mosrespektim të masave anticovid : mbajtja e distances sociale , vendosja e maskave, mosrespektimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe ndalimi i grumbullimit të shumë personave.

KMDLNj fton të gjithë qytetarët e Kosovës të sillen në përputhje me ligjin, të respektojnë policinë, kurse, çdo rast kur atyre u shkelen të drejtat, duhet t’i paraqesin te Inspektoriati Policor i Kosovës apo te organizatat për të drejtat e njeriut e që kanë mandat të monitorojnë të drejtat e personave të privuar nga liria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)