18 Janar 2025

Rogova ftohet anëtare e Panelit të NATO-s mbi Rezolutën 1325

Prishtinë, 6 korrik - Me 30 Qershor, Ambasadorja Marriët Schuurman, Përfaqësuese Speciale e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka ftuar Igballe Rogovën, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), për të qenë anëtare e Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili është krijuar rishtazi.

     Ky Panel ka si synim “të përfshihet në një dialog më sistematik dhe të rregullt me shoqërinë civile në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë”, në mënyrë që NATO “të ketë mundësinë të përfitojë nga ekspertiza e vlefshme dhe njohuritë që shumë organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë individual kanë zhvilluar në këtë fushë”, tha Ambasadorja Schuurman në letrën e saj.

“Përmes kontributit dhe rekomandimeve nga shoqëria civile, ne shpresojmë të rrisim zbatimin e Politikës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të cilën 28 Aleatët dhe 27 partneret e NATO-s e kanë adoptuar në vitin 2014. Prandaj, ne dëshirojmë të forcojmë kontributin e NATO-s tek komuniteti ndërkombëtarë për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit dhe rezoluta të ngjajshme të adoptuara nga Këshilli i Sigurimit”, thuhej më tutje në letër. Krijimi i këtij Paneli gjithashtu është paraparë na Planin e Veprimit të NATO-s për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSOKB).

     Përzgjedhja e Rogovës është bazuar në rekomandimet e marra nga kombet dhe organizatat ndërkombëtare. Paneli Këshillues i Shoqërisë Civile përbëhet nga dy grupe, Grupi Kryesor i personave të shoqërisë civile që marrin pjesë personalisht dhe Grupi i OJQ-ve ku secila përzgjedh një person për të përfaqësuar atë OJQ në Panel. Rogova do të jetë anëtare e Grupit Kryesor. Takimi i parë vjetor planifikohet të mbahet në mes të muajit Tetor, 2016.   

     Shpeshherë, Rogova është thirrur si nismëtare në punën e saj avokuese mbi RKSOKB 1325. Që nga kalimi i Rezolutës na vitin 2000, Rogova e ka përdorur atë në avokimin për të drejtat e grave për pjesëmarrje në procese vendim-marrëse, fillimisht në fazën e pas luftës.

Ajo ka qenë plotësisht e përfshirë në përkrahjen e themelimit të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale e udhëhequr nga ish Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga; në avokimin për drejtësi për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës; dhe në komisionet rajonale lidhur me të vërtetën dhe pajtimin për këtë qështje. Rogova gjithashtu ka avokuar dhe më pas ka marrë pjesë në draftimin e Planit Kombëtar të Veprimit të Kosovës për zbatimin e Rezolutës 1325.  

     Së fundmi, Rogova ka qenë anëtare e Grupit të Ekspertëve Këshillues të Nivelit të Lartë për Studimin e zbatimit të RKSOKB 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

     Gjatë 15 viteve të fundit, Rogova ka ndarë njohuritë dhe përvojën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme drejt zbatimit të Rezolutës së bashku me shumë ushtarakë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga vende të pas konfliktit apo në konflikt.  

     E adoptuar me 31 Tetor në vitin 2000, RKSOKB 1325 thekson rolin e rëndësishëm që gratë kanë në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit, shpërndarjen e ndihmës humanitare, ndërtimin e paqes, bisedimet për paqen, ruajtjen e paqes, dhe në pajtimin gjatë kohës së pas konfliktit. Duke marrë parasysh këtë, rezoluta cekë rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave në proceset lidhur me paqen dhe sigurinë, si dhe inkurajon të gjithë akterët që të sigurojnë pjesëmarrjen e grave. Kjo Rezolutë gjithashtu nxitë të gjithë akterët e përfshirë në vendet në konflikt të mbrojnë gratë dhe vajzat nga dhuna në baza gjinore, përfshirë dhunimin dhe dhunën seksuale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)