18 Janar 2025

Rishikohet strategjia kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Kufirit

Prishtinë, 4 prill - Grupi Punues për Vlerësimin e implementimit dhe rishikimin e planit të veprimit të strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit(MIK) për vitin 2013-2018, të udhëhequr nga Koordinatori Nacional për MIK, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, kanë mbajtur punëtorinë, ku është bërë vlerësimi i përgjithshëm i  planit të veprimit.

Në kundër të planit të veprimit është bërë plotësim-ndryshimi për tri shtyllat kryesore të MIK-ut.

Për shtyllën e parë, bashkëpunimi brenda autoriteteve, bashkëpunimi në mes autoriteteve dhe shtyllën e tretë, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Qëllimi kryesor i rishikimit të planit të veprimit ka qenë vlerësimi i planit aktual të veprimit dhe plotësimi me detyra të reja në raportet me MSA-në dhe për planin zhvillimor të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Të gjitha rekomandimit të dala nga raporti i progresit për MSA-në, për MIK-un dhe të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për drogat janë të përfshira në detyra konkrete për të tria agjencitë si: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Rëndësi e veçantë në planin e ri të veprimit është paralajmërimi i hershëm dhe shkëmbimi i informatave për autoritet që janë të përfshira në MIK

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë edhe organizata ndërkombëtare partnere si:  EULEX, ICITAP, EXBS dhe IOM. Kjo punëtori është financuar nga UNHCR.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)