28 Dhjetor 2024

Rishikimi strategjik për EULEX, çonë drejt një misioni më të fuqishëm

Prishtinë, 7 Mars - Komandanti për Operacione Civile të BE-së, Hansjoerg Haber, ka thënë se rezultatet nga Rishikimi Strategjik për EULEX-in, do të çojnë drejt një misioni ‘më të fuqishëm, më të sigurtë dhe më efikas’.

Kështu ka thënë Haber gjatë vizitës së tij në Kosovë, me ç’rast i është drejtuar stafit të EULEX-it dhe po ashtu ka informuar autoritetet e Kosovës për detajet e Rishikimit, i cili pritet të përfundojë së shpejti. 

Tashmë dihet se EULEX-i do të ketë një konfigurim përmbajtjesor. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dëshirojnë të vazhdojnë mandatin edhe për dy vite.

Do të ketë zvogëlim të numrit të stafit ndërkombëtar dhe atij vendor, veçanërisht në fushën e policisë dhe të doganës. Puna do të koncentrohet në fushën e drejtësisë, veçanërisht përmes mandatit ekzekutiv të EULEX-it. Pritet që të ketë edhe burime shtesë të cilat do të vendosen në pjesën veriore të Kosovës.

“EULEX-i ka bërë një punë të shkëlqyer. Porse, ndërrimi i rrethanave nënkupton edhe ndërrimin e prioriteteve. Institucionet e Kosovës kanë arritur një progres të rëndësishëm disa fusha të sundimit të ligjit, prandaj misioni i EULEX-it duhet të reflektojë në pajtim me këtë progres. EULEX-i do të rifokusojë prioritetet e veta, do të rikonfigurohet dhe do të bëhet më i fuqishëm, më i sigurt dhe më efikas,” tha z. Haber.

Shefi i Misionit EULEX, Xavier de Marnhac, e falënderoi z. Haber për mbështetjen e tij për misionin dhe lavdëroi autoritetet vendore për punën e tyre.

“Progres i mirëfilltë është arritur nga institucionet e Kosovës. Ky realitet i ri duhet të pranohet. Mirëpo ende mbeten sfida, veçanërisht në fushën e gjyqësorit. Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona në këtë fushë dhe do të pajisemi më mirë për tu përballur me këto sfida,” tha de Marnhac.

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha:
“Janë disa procese paralele të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE në të cilat do të fokusohemi këtë vit: nga liberalizimi i vizave deri te studimi i fizibilitetit, dhe EULEX-i do të luaj një rol të rëndësishëm në këto procese.

Ndryshimet në EULEX do të fillojnë të implementohen pas datës 14 qershor 2012, kur pritet të hyjë në fuqi mandati i ri. 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)