16 Janar 2025

Rishikimi i sundimit të ligjit, ngritje e imazhit të sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 14 shkurt - Ministrja Dhurata Hoxha gjatë ditës së sotme ka takuar Drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer. Në takim u bisedua rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe reformave gjithëpërfshirëse që po bëhen sektorin e Sundimit të Ligjit.

Ministrja Hoxha e informoi z. Palmer për procesin e rishikimit funksional në sektorin e sundimit të ligjit që po bëhen për ngritjen e imazhit të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu ngritjen e performancës së gjyqësorit, rritjen e transparencës së sistemit të drejtësisë, duke sforcuar kështu besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në tërësinë e tij.

Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer vlerësoi të arriturat në Kosovë duke shprehur përkrahjen e tij ndaj reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe ndaj përkushtimit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të shtetit ligjor.

Z. Palmer po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për Kosovën dhe për rajonin.

Ndërkohë që edhe Ministrja Hoxha falënderoi z. Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)