16 Janar 2025

Rishikimi i sektorit të sundimit të ligjit fuqizon gjykatat

Prishtinë, 10 shkrut - ‪Në kuadër të bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku u prit nga Kryetari i kësaj Gjykate, Bashkim Hyseni dhe me këtë rast janë diskutuar prioritetet e ndërsjella.

‪Ministrja Hoxha në takim diskutoi rreth rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, duke konstatuar se pas këtij vlerësimi pritet të hartohet strategjia gjithëpërfshirëse e sundimit të ligjit. ‪

“Disa projektligje që gjenden në proces të miratimit, si Projektligji i Gjykatave, për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, procesi i rishikimit të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, do të kontribuojnë në fuqizimin e sundimit te ligjit, në pajtim me praktikat më të mira nga BE-ja”, theksoi Ministrja Hoxha. ‪  ‪

Ministrja Hoxha foli edhe për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për rregullimin e çështjes së suspendimit të zyrtarëve publik ndaj të cilëve zhvillohet procedura penale, duke theksuar rëndësinë që ka të adresohet ky problem për agjendën evropiane të vendit tonë.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni diskutoi për të arriturat e kësaj Gjykate, për sfidat dhe çështjet prioritare duke e konsideruar vizitën dhe diskutimin si tejet të rëndësishme, ngase qëllimi i përbashkët i të gjitha institucioneve të drejtësisë është fuqizimi i sundimit të ligjit. ‪

Ministrja theksoi se mirëpret çdo iniciativë që shpie drejt avancimit të sistemit të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)