Ripërdorimi i aseteve pas konfiskimit përmbush nevojat institucionale
Prishtinë, 17 shtator - Në kuadër të projektit me financim nga Bashkimi Evropian Mbështetje agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, Agjencia për Administrimin e Pasurive së Sekuestruara apo Konfiskuara (AAPSK) bashkë me akterët tjerë në çështjen e konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë, diskutuan sot për të arriturat e projektit të kësaj Agjencie.
Kryeshefi ekzekutiv i AAPSK-së, Rrahim Rama gjatë kësaj tryeze ka folur për angazhimet e këtij Agjencioni fillimisht për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme të AAPSK-së përmes trajnimeve intensive të cilat sipas tij kanë përmirësuar dukshëm profesionalizmin e stafit si dhe procedurat standarde të operimit.
Ai shtoi se AAPSK-së do ti shtohet edhe baza e të dhënave e cila do të ndihmojë agjencinë që të menaxhoj më mirë pasuritë si dhe ofrimi i të dhënave të jetë më i shpejt dhe më i saktë.
AAPSK së bashku me institucionet tjera relevante, ka analizuar mënyrën se si të përdoren për nevoja shoqërore apo institucionale asetet e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar ka thënë Kryeshefi Rama duke kujtuar që Ligji në Kosovë i lejon gjykatat që pasuritë e konfiskuara të përdoren për nevoja institucionale të shtetit.
Zëvendësdrejtori i projektit, Andrea DAngelo para të pranishmëve ka prezantuar statistikat për vitin 2014 si dhe i ka njoftuar pjesëmarrësit rreth përvojës italiane mbi shfrytëzimin e aseteve të konfiskuara duke shtuar se Kosova e ka mundësinë ligjore që të ndjekë shembullin e Italisë.
Në anën tjetër, Kryeshefi Rama gjithashtu ka njoftuar se do ti propozojnë Qeverisë që të themelohet një komision ndërqeveritar për ri-përdorimin e aseteve të konfiskuara.