25 Dhjetor 2024

Rinis gjyqi ndaj Ramush Haradinaj

Hagë, 23 gusht - Ka nisur në Hagë, seanca e radhës ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtatët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Në seancën e djeshme është dëgjuar dëshmia e Shefqet Kabashit, i cili konsiderohet si një prej dëshmitarëve kyç në rigjykimin e pjesshëm të Haradinajt.

Në dëshminë e tij në Hagë, ish anëtari i UÇK-së akuzoi prokurorin se po kryente krime vetë duke mos zbardhur vrasjet e shqiptarëve të ndodhura në Dubravë.

“Ju nuk keni bërë asgjë për krimet në Serbi. Nuk kam çfarë të përgjigjen. Nëse doni në çoni në burg. Ju duhet të pranoni gabimet që keni bërë. 200 vetë janë vrarë në burgun e Dubravës dhe 10 vetë janë vrarë në bodrumin e burgut dhe unë kam qënë prezent dhe nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë” iu është drejtuar Kabashi prokurorit.

I pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me burgun e Jabllanicës, Kabashi ka deklaruar se nuk ka ekzistuar një burg i tillë por atje ka pasur vetëm kazerma në të cilat rrinin ushtarët.

Shefqet Kabashi u akuzua më herët për mospërfillje ndaj Gjykatës së Hagës, dhe ndaj tij u mor masa e arrestit pasi nuk pranoi të dëshmonte.

Ndërkohë më 21 korrik të vitit të kaluar, Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit të vitit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Gjykata kishte pranuar ankesën e Prokurorisë e cila ka pohuar se nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t`i shfrytëzuar të gjitha rrugët, në mënyrë që të sigurojë paraqitjen e dy dëshmitarëve kryesor të rastit.

Ramush Hardinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t`u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarët e tij Idriz Balaj e Lahi Brahimaj për krime lufte. Akuzat lidheshin me veprimtarinë e Haradinaj gjatë luftës kur ai ishte një nga komandantet e lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij dhe Idriz Balajt. I pandehuri tjetër Lahi Brahimaj u dënua me gjashtë vjet heqje lirie nën akuzat për siç thuhet trajtim mizor dhe torturë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)