Rikthimi i migrantëve, një bombë e re sociale
Prishtinë, 19 shkurt - Statistikat e sakta të qytetarëve kosovarë, që kanë migruar në vendet perëndimore, gjatë pjesës së dytë të vitit 2014 dhe dy muajve të parë të këtij viti, akoma nuk i ka bërë publike dhe zyrtare asnjë institucion i Kosovës, ndonëse përflitet shifra prej rreth 200 000 vetash.
Paralajmërimi i vendeve të ndryshme për kthimin e tyre në Kosovë, në mënyrë masive dhe me procedura të përshpejtuara, sipas analistëve politikë, paraqet një rrezik potencial të krijimit të një bombe të rrezikshme sociale dhe politike, për faktin se ata qytetarë të zhgënjyer, kanë shpenzuar shumë para për largimin e tyre nga vendi, kanë shituar edhe pronat, dhe kthimi i tyre në vend i bën ata edhe më të varfër dhe më të pashpresë.
/Kosova Sot/