Rikonformohet ndihma e SHBA-ve për FSK-në
Prishtinë, 25 prill - Sot në MFSK, zëvëndësministri i FSK-së zoti Fadil Gashi i shoqëruar edhe nga zoti Faruk Geci Drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, pritën në vizitë pune zotin Jan Kampell (Ian Campbel) Zëvëndësdrejtor në Departamentin e Shtetit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore, i shoqëruar edhe nga zoti Mishel Poljak (Michael J. Polyak) Zyrtarë për çështje Ushtarako Politike i ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
Zëvëndësministri Gashi dhe drejtori Geci e njoftuan zotin Kampell me zhvillimet e procesit dhe përgaditjeve që po bënë MFSK për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Arnmatosura (FAK) si dhe për fazat e planifikuara, procedurat dhe sfidat aktuale që po has ky transformim.
Nga ana e tij zoti Jan Kampell rikonformoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e SHBA-ve për FSK-në dhe Kosovën.