Riinvest prezanton gjetjet mbi shkallën e korrupsionit në Kosovë
Prishtinë, 13 shtator - Instituti Riinvest organizon tryezën e rrumbullaket me temë Vlerësimi i korrupsionit në Kosovë e cila edhe do të shënoj një hap të rëndësishëm në misionin katër vjeçar të institutit në luftën kundër korrupsion .
Kjo ngjarje do të filloj me prezantimin e gjetjeve mbi shkallën e korrupsionit nga anketa e dytë e bërë me 1000 respodentë nga tërë Republika e Kosovës, me temën e perceptimit të nivelit të korrupsionit dhe viktimizimit publik.
Gjetjet e anketës mbi shkallën e korrupsionit, të realizuara me 1000 respondentë, do të diskutohen nga përfaqësues të lartë institucionesh vendore dhe ndërkombëtare.
Në cilësinë e panelistëve, prezentë do të jenë: Andreë Rusell Koordinator për Kosovë UNDP; Cezary Michalczuk - Përfaqësues special i Zyrës së BE-së në Kosovë; Sevdije Morina zv. Prokurore e Shtetit; Hasan Preteni Agjencioni Kosovar Anti-Korrupsion; dhe Lumir Abdixhiku Drejtor në Institutin Riinvest.