15 Janar 2025

Riintegrimi i personave të riatdhesuar sfidë për Kosovën

Prishtinë 1 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues i Strategjisë Kombëtare për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave te Riatdhesuar 2018-2022 dhe Planin i Veprimit 2018 - 2020.

Ky takim u hap nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka.

Zëvendësministri Zeka me këtë rast theksoi se nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe nga grupi punues është bërë një punë shumë e mirë në draft hartimin e strategjisë, ndërsa tashmë priten të kalohen edhe fazat tjera procedurale për miratim në Qeveri.

“Riintegrimi i personave të riatdhesuar ka qenë një sfidë shumë e madhe për MPB-në dhe për shtetin e Kosovës në përgjithësi të cilat kanë dalë edhe si kritere për zbatim."

"Është bërë jashtëzakonisht një punë e madhe në këtë drejtim, në dalje në ndihmë të personave të kthyer në Kosovë”, theskoi zëvendësministri Zeka.

Koordinatori Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, z. Izmi Zeka theksoi se do të kërkohet nga të gjithë aktetët që në fundit të vitit kalendarik do të bëjnë një rikapitulim i të gjitha aktiviteteve në mënyrë që të kemi të qartë progresin që është arritur në zbatim të aktiviteteve të strategjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)