28 Prill 2024

Rihapet vendkalimi kufitar në Bërnjak

Mitrovicë, 19 qershor - KFOR ka bërë të ditur se vendkalimi kufitar administrativ 31 në Bërnjak, është rihapur pas incidentit të mëngjezit të sotëm, ku një granatë e dorës duket se ka shpërthyer në afërsi, ndërsa granata e dytë nuk ka shpërthyer mirëpo është gjetur në rrugë.

Shpërthimi sipas KFOR-it nuk ka shkaktuar dëme materiale. Granata e dytë e dorës e cila ka dështuar të shpërthejë është shkatërruar me shpërthim të kontrolluar të kryer nga ekipi i Deminimit i KFOR-it.

EULEX-i, dhe Policia e Kosovës, pas kompletimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, janë duke vazhduar të hetojnë këtë çështje.

KFOR-i edhe një herë dënon përdorimin e papranueshëm të dhunës, e cila do të luftohet fuqishëm nga KFOR-i. 

Nderkaq EULEX-i i dënon fuqishëm ata që e kryen sulmin sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Pikë-kalimin 31. Me këtë rast janë hedhur dy granata nga të cilat vetëm njëra eksplodoi. 

Një ushtar i KFOR-it u lëndua derisa u shkaktuan edhe dëme materiale. Fatmirësisht askush nuk u lëndua rëndë dhe nuk pati të vrarë. 

"Këto veprime janë tërësisht të papranueshme. Hetimet për gjetjen e kryerësve të kësaj vepre janë duke u zhvilluar nga Task Forca e EULEX-it për Mitrovicën. Ky sulm është sulm mbi bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në reagimin e EULEX-it

Pikë-kalimi është mbyllur për një kohë të shkurtë derisa ekspertët hetimorë e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, kurse tani ai është rihapur për qarkullim.

"Këto sulme qyqare nuk do ta lëkundin bashkësinë ndërkombëtare, duke e përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, nga puna dhe angazhimi i  tyre.'

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)