Rigjykimi ndaj Haradinajt këtë javë
Prishbtinë, 15 gusht - Rigjykimi ndaj Ramush Haradinajt fillon këtë javë, pas një zvarritjeje të gjatë.
Në një prononcim për Express, avokati Michael O\'\'Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm.
Ai shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor. Pafajësi për Haradinajn pret edhe partia e tij.
Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm, ka thënë O\'\'Railly, të dielën për Express, në një prononcim përmes telefonit.
Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj.
Ne besojmë në drejtësi dhe duke besuar në të, jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së.
Avokati Michael O\'\'Railly thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Tribunalit.