Rigjykimi i Haradinajt më 18 gusht
Hagë, 17 qershor - Përsëritja e gjykimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, mund të fillojë më 18 gusht. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e internetit FoNet e cili citon zëdhënësen e Gjykatës së Hagës Nerma Jelaçiç.
Pas gjykimit të parë, në prill të vitit 2008, Gjykata e kishte liruar Haradinajn duke e shpallur të pafajshëm si dhe liroi të akuzuarin e dytë Haradin Balajn, ndërsa Lahi Ibrahimaj u dënua më gjashtë vjet burgim për krime ndaj të burgosurve në kampin e UÇK-së në fshatin Jabllanicë të Deçanit.
Por rigjykimi u vendos pas kërkesës së Prokurorisë se gjatë gjykimit të parë nuk u morën në pyetje dy dëshmitarët vendimtarë të padisë, të cilët refuzuan të dëshmonin në Hagë padi ndiheshin të frikësuar.