Rigjykimi i Haradinajt do të zgjasë 13 muaj
Hagë, 7 qershor - Rigjykimi i pjesshëm ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk do zhvillohet shpejt.
Kryetari i Gjykatës së Hagës, Patrick Robinson, ka deklaruar se ky proces do të zgjasë rreth 13 muaj nga dita e fillimit, shkruajnë mediat kosovare.
Në kohëzgjatjen e rigjykimit ndikon edhe përfshirja e gjykatësve në më shumë se një rast por edhe mungesa edhe të përkthyesve.
Ndërkohë rigjykimin e pjesshëm të liderit të AAK-së Haradinaj prokuroria pritet të thërrasë 57 dëshmitarë.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj akuzohet për abuzime ndaj serbëve apo mbështetësve të tyre në 1998, kur Kosova luftonte për pavarësi nga Serbia.