Rigjykim në një rast të krimeve të luftës
Prishtinë, 10 tetor - Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtar dhe vendas në Gjykatën e Apelit ka urdhëruar rigjykim kundër tre të pandehurve në një rast të krimeve të luftës.
Gjykata e Apelit pranoi ankesën e prokurorit vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe anuloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë e cila i kishte shfajësuar Slobodan Martinoviqin, Srecko Martinoviqin dhe Svetlana Stojanoviqin. Të pandehurit ishin akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.