Rifunksionalizohet Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi
Mitrovicë, 21 mars - Pas disa muajsh është rifunksionalizuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KSB) në Komunën e Mitrovicës.
Kjo është vlerësuar e rëndësishme prej përfaqësuesve të institucioneve dhe është mirëpritur nga qytetarët.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se funksionalizimin e këtij këshilli e ka ndihmuar vendimi që është marrë në Kuvendin e Komunës, ku parashihet edhe kompensimi i anëtarëve.
Një prej problemeve për funksionimin e tij ka qenë pikërisht moskompenzimi i anëtarëve të këshillit.
Ai theksoi se KKSB-ja është funksionalizuar ashtu siç parashihet strikt në mekanizimin ligjor që rregullon këtë çështje.
Shpresojmë se puna e këtij këshilli do të jetë efektive, meqë këtu pos përfaqësuesve të institucioneve civile, atyre të sigurisë, shoqërisë civile dhe religjioneve, përfaqësohen të gjitha komunitetet që jetojnë në Mitrovicë.
Në takimin e parë fokusi ishte në punën që duhet të bëj këshilli, ndërsa si kërkesë sa i përket situatës së sigurisë u shtrua nevoja për prezencë të shtuar të sigurisë në veri gjatë kësaj kohe sa po bisedohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.