14 Maj 2024

Riformatohet FSK-ja

Prishtinë, 27 qershor - Procesi i përmbylljes së mbikëqyrur ndërkombëtare të Republikës së Kosovës pritet të interferojë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka bërë me dije se grupet e ekspertëve tashmë kanë filluar rishikimin e strategjisë së kësaj force, e cila përfshinë strukturën dhe misionin e ardhshëm.

“Kemi filluar rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës. Konkretisht FSK-ja është duke e rishikuar strategjinë e saj, duke përfshirë strukturën dhe misionin e ardhshëm. Grupet punuese janë duke punuar në këtë drejtim. Dhe nga fundi i këtij viti do të dalim me rekomandimet kryesore së çfarë kapacitetesh ka FSK-ja dhe cilat kapacitete duhet t’i ketë në të ardhmen”, ka deklaruar Kastrati.

Në këtë kontekst Kastrati gjithashtu ka bërë me dije se në përbërje të këtyre grupeve punuese janë të angazhuar ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. “Në këtë fazë grupet punuese janë duke bërë studimin e kontekstit strategjik. Këto grupe së bashku me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe me disa ministri janë duke bërë vlerësimin e kërcënimeve e rreziqeve të mundshme, si dhe së cili do të duhej të jetë misioni i ardhshëm i FSK”, është shprehur gjenerallejtënant Kastrati.

Komandanti i FSK-së, në një intervistë për "Epoka e re" ka thënë se pas përfundimit të procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, pret nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të merr përgjegjësi të reja, të cilat janë në interes të FSK-së dhe të qytetarëve. “Presim nga Qeveria e Kosovës se cilat udhëzime dhe detyra do të na jap. Unë si komandat i FSK-së jam i gatshëm t’i kryej të gjitha obligimet me te cilat do të ngarkohem, duke përfshirë edhe draftimin e një force ushtarake. Detyrë e jona është që t’i propozojmë Qeverisë së Kosovës se çfarë strukture duhet të këtë në të ardhëm FSK-ja”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se KFOR-i edhe më tutje do të vazhdojë të veprojë dhe do të merret me ofrimin e sigurisë në Kosovës. “Një forcë ushtarake nuk bëhet brenda natës, sepse kërkon kohë, buxhet, trajnime dhe pajisje më të avancuara”, është shprehur Kastrati.



NATO meritore për avancimin e FSK-së

 

Në vazhdim gjenerallejtënant, Kadri Kastrati, ka folur edhe për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai është shprehur i entuziazmuar me avancimin dhe profesionalizimin e FSK-së. “Në rend të parë jam i kënaqur për mundësinë që shtetet mike janë duke na ofruar përkrahjen. Jam i entuziazmuar për punën që jemi duke bërë, sepse pjesëtarët e FSK-së, oficerët dhe nënoficerët janë duke u trajnuar në qendrat me prestigjioze të NATO-s, siç është rasti i trajnimit të 90 oficerëve në akademinë ushtarake në Gjermani”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se trajnimet e FSK-së, janë duke ndikuar edhe në ngritjen e standardeve të përafërta me të gjitha ushtritë e rajonit dhe NATO-s.

“Trajnimet e pjesëtarëve të FSK-së në shtetet mike janë duke ndikuar në radhë të parë në ngritjen e kapaciteteve operacionale në rënd të parë, ngritjen e profesionalizimit në fushën e sigurisë si dhe në ngritjen e standardeve të përafërta me të gjitha ushtritë e rajonit dhe NATO-së”, është shprehur Kastrati.

Ai ka deklaruar se FSK-ja për çdo ditë është duke i ngritur kapacitetet vepruese në mënyrë që t’i përgjigjet pozitivisht detyrave shtetërore. “FSK-ja dita-ditës është duke i ngritur kapacitetet e veta për të qenë e gatshme që t’i kryej të gjitha detyrat me të cilat i ngarkojnë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe NATO-së”, është shprehur Kastrati.

Gjenerallejtënant Kastrati ka falënderuar ekspertët e NATO-s, të cilët sipas tij, janë duke luajtur një rol të pakononkurrencë në avancimin e FSK-së. “Roli i NATO-së në avancimin e FSK-së është numër një. Këshillat e ekspertëve të NATO-së janë ditore. Po ashtu edhe shtetet anëtare të NATO-s janë duke na përkrahur maksimalisht, duke na ofruar qendrat e tyre ushtarake për trajnim”, ka thënë Kastrati.

Në këtë drejtim Kastrati ka thënë së FSK-ja ka bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit. “Bashkëpunojmë me të gjitha shtete e NATO-s dhe rajonit. me përjashtim të Serbisë. Së fundi kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kroacinë. Me të gjitha shtetet bashkëpunuese kemi planin e veprimit në fushën e trajnimit dhe operacioneve të ndryshme”, është shprehur gjenerallejtënant Kastrati. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)