Rifillon në Hagë gjykimi i Haradinajt
Hagë, 23 shtator - Rifillon sot në Hagë rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës anulloi më 21 korrik lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi i parë është zhvilluar me frikësime të dëshmitarëve, dhe ka vendosur që rigjykimi të mbahet pjesërisht.
Në gjykimin e parë ndaj Haradinaj, të mbajtur prillin e vitit 2008, ish-kryeministri është liruar nga të 37 akuzat.
Gjykimi do të përsëritet pjesërisht edhe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.