Riarrestohet Azem Syla, dërgohet në paraburgim për dy muaj
Prishtinë, 23 shtator - Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka deklaruar se me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e prokurorit të EULEX-it dhe sot Azem Sylës i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh
\"Vetëm në Kosovë mund të ndodhë që dikush të arrestohet, të lirohet dhe të riarrestohet për rastin e njëjtë.
Me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të EULEX-it dhe sot klientit tim z. Azem Syla i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj\", ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur se kinse
.. ka arsye të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin
Aty ku përfundon logjika juridike si në këtë rast ku z. Azem Syla në çështje të njëjtë u lirua dy herë nga paraburgimi, herën e fundit më 17.09.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për kinse tentim të ndikimit në dëshmitarë, kjo mund të jetë vetëm logjik politike, por në asnjë variant nuk ka arsye juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të rri arrestohet për herë të tretë.
Rast i ngjashëm si z. Azem Sylës fatkeqësisht nga EULEX-i i ka ndodhur vetëm z. Ukë Rugova, djalit të ish Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
\"Prapë se prapë logjika e vetme për ri arrestimin e z. Azem Syla mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyeve të formimit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe kinse pamundësia e mbrojtjes efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.
Aty ku një rast si rasti i z. Azem Sylës përdoret për të arsyetuar raste të tjera në të ardhmen kjo nuk quhet drejtësi por politikë\", ka thënë ai.