Rexhepi vlerëson punën e Policisë për ditën e zgjedhjeve
Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi vlerëson lart angazhimin dhe performancën e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik gjatë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.
Përkushtimi dhe profesionalizmi i dëshmuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të angazhuar në këtë ditë ka mundësuar proces të lirë zgjedhor, ku qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votës.
Ministri Rexhepi falënderon edhe institucionet tjera të përfshira në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe në veçanti qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët dëshmuan kulturë demokratike dhe së bashku vendosem standard të lartë të organizimit dhe pjesëmarrjes në zgjedhje.