Rexhepi vlerëson punën e policisë në luften kundër krimit
Prishtinë, 28 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka vlerësuar sot punën e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e gradimit të 16 zyrtarëve policorë më gradën nënkolonel, ministri u shpreh se në te ardhmen nuk do të këtë barriera të avancimit të zyrtarëve policorë.
Një sukses i veçantë është arritur në fushën e luftimit të krimit të organizuar. Përkrahja e ministrisë në këtë fushë ka qenë e vazhdueshme dhe si rezultat ne kemi miratuar edhe strategjitë kundër krimit të organizuar, trafikimit me narkotik, dhe terrorizmit.\"
\"Angazhimi juaj dhe koordinimi me mekanizmat shtetëror kanë treguar rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe shumë shtete iu kanë lakmi, tha Rexhepi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni u shpreh se Policia e Kosovës është model në rajon.