16 Maj 2024

Rexhepi viziton policinë në Vushtrri e Mitrovicë

Prishtinë, 2 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dhe stacionin e Policisë së Kosovës në Vushtrri.

Gjatë këtyre vizitave ministri Rexhepi u njoftua për së afërmi me mbarëvajtjen e punës, problemet dhe sfidat e Policisë së Kosovës së këtij rajoni, që ka në ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.

“Është një rajon që ballafaqohet me problemet të shumta edhe të natyrës politike dhe për shkak të specifikave që ka ky vend.\"

\"Presim rezultate edhe më të mira në ngritjen e sigurisë së qytetarëve dhe luftimin e grupeve të caktuara që janë të lidhur me krim, duke përfshirë edhe persona të policisë që janë të përfshirë në gjëra të tilla”, theksoi ministri Rexhepi.

Ai kërkoi angazhim të të gjithë mekanizmave të PK-së dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, në luftimin e këtyre dukurive negative, ngase nuk mund të zbehet imazhi i policisë për shkak të disa individëve të caktuar.

Gjithashtu Rexhepi kërkoi nga stafi menaxherial që të veprohet konform kompetencave në këtë drejtim për të cilën e kanë përkrahjen e plotë.

Ministri Rexhepi vuri në dukje se një fenomen shumë i shpeshtë që ka prekur sidomos rajonin e Mitrovicës është fenomeni i fajdeve dhe kërkoi nga Policia e Kosovës që të luftohet kjo dukuri negative që prek drejtpërdrejtë qytetarët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)