03 Maj 2024

Rexhepi takoi ministrin e Punës së Malit të Zi

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim ministrin e Punës së Malit të Zi, Predrag Bosković, me të cilin bisedoi për zgjidhen e problemit për rreth 10 mijë persona që janë zhvendosur nga Kosova në Malin e Zi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se takimi është i një rëndësie të veçantë në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera me Malin e Zi.

Ai tha se është një kategori e njerëzve që quhen të zhvendosur që janë diku rreth 10 mijë persona, sipas të dhënave të autoriteteve të Malit të Zi, të cilët kanë mbetur në cilësinë e njerëzve të zhvendosur dhe që nuk e kanë statusin e azilit, por që janë të vendosur përkohësisht.

“Këta persona sipas përkatësisë etnike janë diku rreth 1/3 serbë, 1/3 romë, egjiptas etj, por ka edhe malazez dhe janë të vendosur në pjesë të caktuara dhe është një ngarkesë edhe për buxhetin e Malit të Zi.\"

\"Obligimi që del nga ky takim për Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas kërkesës së autoriteteve të Malit të Zi është që të pajisen me dokumente personale, sepse shumica prej tyre nuk kanë as letërnjoftime, as pasaportë”, tha ministri Rexhepi

Ministri Rexhepi vuri në dukje se është një zemërgjerësi e Malit të Zi që nuk dëshirojnë t’i kthejnë me forcë në Kosovë, por në baza vullnetare.

Gjithashtu në këtë takim u diskutuan modalitetet se në çfarë mënyrë do të pajisen këta qytetarë me dokumentacion. Kjo do të jetë e ngjashme me marrëveshjet e ri-pranimit që janë me shtete të tjera.

“Autoritet e Malit të Zi do t’i përgatisin listat me pretenduesit që janë shtetas të Kosovës, ne do të bëjmë verifikimin dhe e kthejmë përgjigjen dhe pastaj merremi vesh se a do të kthehen në mënyrë të organizuar në komuna të caktuara për t’i dhënë gjurmët e gishtave dhe të dhënave të tjera të domosdoshme, apo në raste të caktuara ne kemi mundësi me e dërgua ekipin mobil që me i pajisë me dokumentacion”, theksoi ministri Rexhepi.

Në fund ministri Rexhepi, theksoi se me gjithë buxhetin e vogël, Mali i Zi kam shprehur gatishmërinë që të participoj në ndërtimin e shtëpive, apo blloqeve të banimit por këta qytetarë, qoftë edhe përmes donatorëve të ndryshëm dhe që këta qytetarë të kenë një status legal në Kosovë, ndërmjet pronave dhe adresave.

Ndërsa ministri i Punës i Malit të Zi, Predrag Bosković, tha se kemi biseduar për çështjen që na përfshinë të dy vendet, për persona që janë të zhvendosur nga Kosova dhe nuk kanë asnjë dokument, as të Malit të Zi as të Kosovës në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje.

“Kemi mirëkuptim nga ministri Rexhepi dhe Qeveria e Kosovës që të zgjidhet kjo çështje. Në do të bëjmë regjistrimin komplet të këtyre persona, të cilëve do t’u verifikohen të dhënat në vendin e tyre dhe do të bëjmë një kthim kolektiv për regjistrim të tyre”, theksoi ministri Bosković.

Ministri Bosković theksoi se me këtë marrëveshje po tregohet për seriozitetin në marrëdhëniet mes dy shteteve për të zgjidhur këtë çështje dhe bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të ndihmojnë në këtë proces shumë të rëndësishme për të dyja vendet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)