Rexhepi: Stefanoviç e Bogdanoviç mund të arrestohen
Prishtinë, 1 gusht - Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë janë ilegalisht në veri të Kosovës dhe ekziston mundësia e arrestimit dhe largimit të tyre drejt Serbisë.
Nëse zyrtarët serbë dëshirojnë ta vizitojnë Kosovën, kërkesën për këtë, ata ia dërgojnë Zyrës Civile Ndërkombëtare ose (ICO), kjo e fundit na e percjell ne dhe në fund vendoset- ka thënë ministri i brendshëm kosovar.
Ndër të tjera, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi konsideron se ardhja e zyrtarit të lartë të BE-së, Robert Cooper në Beograd dhe Prishtinë do të duhej të përshpejtonte bisedimet mes dy palëve, në mënyrë që dialogu të vazhdojë më parë në kohë, e jo në muajin shtator.
Sipas fjalëve të tij, pala shqiptare është e gatshme madje që sa më shpejt të vazhdojë dialogun me Beogradin në Bruksel.
Rexhepi është i mendimit se dialogu mund të vazhdojë vetëm në Bruksel dhe ka përsëritur se pala shqiptare është e gatshme për biseda edhe nesër.
Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviç deklaroi më herët se nëse nuk do të mund të hynte në Kosovë, do të kthehej në Beograd dhe të hënën do të përpiqej të takohej më ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper.