Rexhepi: Rasti me pasaportat më dëmtoi imazhin por jam fajtor
Prishtinë, 19 mars - Bajram Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme pranoi se afera korruptive e pasaportave i ka dëmtuar imazhin, por ka thënë gjithashtu se akoma nuk ka një fajtor për atë që ka ndodhur.
Sipas tij, përgjegjesit e aferave korruptive me pasaportat dihen fare mirë dhe nuk druan se do të shkarkohet nga kryeminstri Hashim Thaçi.
Ai ndihet kaq i qetë përballë kërkesave të Lëvizjes Vetëvendosja për shkarkimin e tij pasi sipas tij, atë mund ta shkarkojë vetëm kryemistri Thaçi.
Në një intervistë për Tribunën, Rexhepi ka thënë se rasti i pasaportave ia dëmtoi imazhin, por nuk ndihet aspak fajtor për aferën që vazhdon të mbetet nën hetime.
Duke u shprehur në gjuhën popullore sa i përket llogaridhënies, Rexhepi ka thënë se secili duhet të japë individualisht llogari për hajninë e vet