01 Maj 2024

Rexhepi: Raporti i progresit reflekton progresin real të arritur

Prishtinë, 15 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka mbajtur takim me stafin menaxherial të departamenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencive vartëse, rreth adresimit të rekomandimeve dhe sfidave të dala nga Raporti i Progresit 2014 për Kosovën.

Ministri Rexhepi vlerësoi se raporti reflekton progresin real të arritur, sidomos tek sektorët në përgjegjësinë e  Ministrisë së Punëve të Brendshme.  Ndërlidhja e bërë në procesin e liberalizimit të vizave me axhenden evropiane gjithashtu u vlerësua si element i rëndësishëm i ndërmarrjes së reformave në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi listoi edhe sfidat e dala nga Raporti i Progresit për sektorin e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe kërkoi nga udhëheqësit e sektorëve të caktuar adresimin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)