22 Dhjetor 2024

Rexhepi premton reforma në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Bajram Rexhepi, menjëherë pas emërimit në postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, shprehu nevojën për reforma të thella në Polici.

Rexhepi është shprehur se në Policinë e Kosovës ka nevojë për kuadro të rinj dhe të shkolluar. “Reforma sigurisht që do të ketë, pasi një gjë e tillë është e nevojshme. Sa i përket shkarkimit të drejtorit të policisë, ajo është përgjegjësi e kryeministrit”, është shprehur ministri Rexhepi.

Megjithëse ka deklaruar që është shumë herët të flitet konkretisht për ndryshime brenda Policisë, ministri i ri ka theksuar se do t’u kushtojë rëndësi të madhe kuadrove të shkolluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)