27 Dhjetor 2024

Rexhepi: Policia përdori forcën minimale mbi Vetëvendosjen

Prishtinë, 15 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka arsyetuar përdorimin e forcës mbi protestuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” në pikat kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Edhe pse numri i të lënduarëve në këtë protestë është i madh, ai ka thënë se policia ka vepruar në mënyrë shumë profesionale.

“Policia ka përdorur forcën minimale proporcionale, konform situatës, prandaj mendoj se ajo ka vepruar në mënyrë shumë profesionale”, ka deklaruar ministri Rexhepi për gazetën “Koha Ditore”.

Ai nuk i ka cilësuar të tepërta as goditjet që kanë marrë protestuesit pas largimit nga vendi ku janë zhvilluar protestat.

“Natyrisht se edhe ata që shpërndahen, policia i orienton në drejtime të caktuara”, ka shtuar ai, duke iu shmangur shprehjes dhunë.

Qëllimi i policisë gjatë gjithë kohës, sipas tij, ka qenë që të liroheshin rrugët dhe të mundësohej liria e lëvizjes.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që format e njëjta të intervenimit të përdoren edhe në ditët në vijim, në rast se protestuesit synojnë bllokimin e pikave kufitare.

“Policia e ka detyrë primare rendin e ligjin. Atë punë do ta bëjnë derisa të dalin në pension”, është shprehur Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)