Rexhepi: Policia me plan për zhvillimin e zgjedhjeve serbe
Prishtinë, 4 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka bërë me dije se në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe policia e Kosovës së bashku me faktorin ndërkombëtar ka përgatitur një plan operacionl për ruajtjen e qetësisë publike në gjithë territorin e Kosovës.
Rexhepi në një bisedë për gazetën Epoka e Re, ka thënë se në këtë kontekst, Policia e Kosovës do të ketë përgjegjësi sa i përket ofrimit të sigurisë për qytetarët, sidomos në ditën e zgjedhjeve.
Policia e Kosovës ka përgatitur një plan operacional lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Por, për përmbajtjen e këtij plani nuk mund të flas. Policia e Kosovës është e gatshme të ofrojë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, jo vetëm në atë ditë, por çdoherë që kërkohet një gjë e tillë, ka thënë Rexhepi.